ERVIS ÇOTA

ERVIS ÇOTA

Author: FuturAL April 1, 2022 Duration: 15:46
Jemi me Ervisin sot, me modelin e djalit, e të riut që prezanton më së miri veten e sesi duhet të jetë një i ri europian në një shoqëri europiane pa marrë parasysh se nga e ka prejardhjen apo cilit komunitet i takon. Ervis Çota ka lindur në Elbasan, ku edhe ka kryer të gjitha studimet e tij fillimisht ka kryer degën Histori-Gjeografi dhe aktualisht po ndjek studimet për drejtësi, vitin e dytë të studimeve bachelor, në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ervisi i përket minoritetit & komunitetit egjiptian për të cilin ngre çështje, përpiqet për integrimin e tyre në punë e shoqëri. Advokon për të drejtat e tyre por edhe mirëqenien e tyre fizike, shpirtërore e psikologjke. Ka të paktën 8 vite që angazhohet si aktivist dhe kontribon në përmisimin e jetës së tij dhe komuniteteve rom e egjiptian por jo vetëm, Ervisi është advokues edhe i të drejtave të njeriut dhe çështjeve sociale, e shoqërisë civile. Prej 6 vitesh drejton organizatën “Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome”, e presin sfida të mëdha por ai është gati, është gati sepse ka rrëzuar steriotipe pafund dhe ka ndërtuar modelin, modelin që frymëzon. “Ky material është plotësisht ose pjesërisht i financuar nga Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe AWEN. Sida dhe AWEN nuk janë domosdoshmërisht dakort me opinionin e shprehur. Vetëm autori është përgjegjës për përmbajtjen”

Në një kohë kur shpesh theksohen vështirësitë, ekziston një dëshirë e thellë për të dëgjuar histori të ndryshme, të vërteta dhe plot frymëzim. Albanian Role Models është pikërisht ai hapësirë. Kjo iniciativë e organizatës FuturAL sjell në mikrofon persona nga të gjitha sferat e jetës-nga biznesi dhe teknologjia tek arti dhe puna sociale-të cilët kanë ndërtuar diçka të vlefshme. Çdo bisedë është e paketuar në një format unik dhe dinamik, i njohur si "19 minuta", i krijuar për të përqendruar dhe për të ofruar thelbin e udhëtimit të secilit mysafir pa humbje kohe. Në vend të leksioneve të gjata, do të gjeni tregime të ndera me sinqeritet për sfidat, vendimet e vështira dhe ato çaste të vogla kur dihej që ishte duke ndodhur diçka e rëndësishme. Nëpërmjet këtyre bisedave, ky podcast synon të ndezë një shkëndijë tek të rinjtë, duke u treguar se suksesi ka shumë formë dhe shpesh fillon me një ide të thjeshtë. Në çdo episode, dëgjuesit do të takojnë modele pozitive, shumicën e tyre nga toka shqiptare, duke treguar me shembull se çfarë mund të arrihet me këmbëngulje dhe pasion. Është një përmbledhje e vlerave reale dhe histori autentike, të destinuara jo vetëm për ata që ndjekin rrugën e biznesit, por për këdo që kërkon një frymëzim të pastër dhe të prekshëm.
Author: Language: Albanian Episodes: 83

Albanian Role Models
Podcast Episodes
Migen Qiraxhi [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 25:37
Doni të njihni profilin e një arkitekti që ndërton marrëdhënie shoqërore dhe profesionale nëpërmjet aktivizmit?! Sa lidhet profesioni me pasionet tona ? Na ndiqni nesër në podcast me Migen Qiraxhi. Faleminderi…
Edlira Teferiçi [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 20:26
E mërkura me FuturAL! 😊 Doni të dini profilin e një gruaje që ka promovuar dhe mbrojtur figurën e vajzave dhe grave ? Besoni edhe ju tek gratë e forta? FuturAL po. Na ndiqni nëpërmjet podcast këtë të mërkurë me znj. Edli…
Romina Kuko [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 31:44
Një portret i autorizuar i kandidates Kuko! Dimensioni tjetër i saj përtej imazhit si politikane! Jeni gati të dëgjoni historinë e Rominës? #staytunedwithRomina #futural #ofertapolitikegjinore
Jorida Tabaku [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 20:57
www.joridatabaku.al Të njohim Joridën! Kandidaten e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare 2021! Në një podcast ndryshe ku mund të mësoni më shumë mbi jetën, formimin akademik dhe eksperiencën profesionale, Jorid…
Brisida Shehaj [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 20:51
E parapëlqyera juaj nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim! Pas sondazhit të kryer , kandidatja Shehaj u kontaktua nga FuturAL për një podcast informues! Ju ftojmë ta njihni Brisidën, profesionalisht dhe personal…
Borana Tartari - NISMA THURJE [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 23:49
Në këtë podcast “Ju flet Borana”! Kandidate e partisë Nisma Thurje dhe një njeri plot vizion për vendin e saj, Shqipërinë! Arritjet personale prej kohësh ia ka vënë në shërbim zhvillimit të vendit! #staytunedwithborana #…
OFERTA POLITIKE GJINORE [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 17:12
Sot, kur vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet e përgjithshme 2021, futurAL prezanton projektin më in të momentit! Oferta Politike Gjinore, e materializuar në website elections.futural.org dhe e shpjeguar me imtësi nga Do…
Alfonc Rakaj [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 20:23
Doni të dini avantazhet e të qënurit shqiptar përtej paragjykimeve dhe nënvlerësimeve që kemi ndaj vendit dhe prejardhjes? Na ndiqni në podcast me Alfonc Rakaj. Nëpërmjet këtij projekti, FuturAL dëshiron të promovojë " M…
Jona Dividi [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 28:40
Doni të dini sesi mund t’i perceptojmë realitetet sociale duke i pasqyruar nëpëmjet artit ? Na ndiqni nëpërmjet podcast këtë të mërkurë me @jonadividi . Nëpërmjet këtij projekti, FuturAL dëshiron të promovojë " Modelet q…
Andri Xhahu - Gazetari Model i Radios [not-audio_url] [/not-audio_url]

Duration: 25:23
Në këtë episod ju do të dëgjoni intervistën me një ndër zërat më magjik të radios shqiptare - zërin e Andri Xhahu.